Gjatë ditës së sotme do të mblidhen katër komisione parlamentare.

  • E.K /
  • 11 December 2020 - 08:28
Gjatë ditës së sotme do të mblidhen katër komisione parlamentare.

Gjatë ditës së sotme do të mblidhen katër komisione parlamentare.

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton propozim-vendimin e Qeverisë me kandidatët për anëtarë dhe zëvendës-anëtarë të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 09:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Ramë Likaj, Ministër i Arsimit dhe Shkencës, lidhur me mohimin e të drejtës për vijimin e mësimit të disa vajzave në Kosovë dhe me përfaqësuesit e fshatrave Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël, i pranishëm do të jetë edhe Avokati i Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

Në Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, raporton ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

Ndërsa në Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës, raporton Letafete Latifi, drejtoreshë e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

(Kosova Sot Online)