Nëna kërkon djalin 13-vjeçar që doli mbrëmë në protestë: Më thanë që e ka marrë policia

  • E.K /
  • 11 December 2020 - 09:07
Nëna kërkon djalin 13-vjeçar që doli mbrëmë në protestë: Më thanë që e ka marrë policia

Një nënë e dëshpëruar ka kërkuar djalin e saj 13-vjeçar i cili i ishte bashkuar protestës për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha.

Ajo tha se i kanë thënë që e ka marrë policia sepse ka thyer xhamat e semaforit.

Në një intervistë nëna ka treguar se djali i saj është në shkollë dhe vetëm 13 vjeç.

Ajo është shprehur:

“Është 12 vjeç, ka hyrë për 13. Më thanë shko të komisariati se e ke numri 2. Djali im është në shkollë. Në orën pesë ka dalë dhe kur e mora në telefon, i thashë hajde të hamë bukë, dhe më thanë që e ka marrë policia. Pastaj erdha dhe pyeta e më thanë që ka thyer xhamat e semaforit, por s’ma merr mendja që ka thyer gjë ai. S’e di tani”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)