Këta janë kosovarët e parë në histori, që shkuan të punojnë në Zvicër (Video)

  • G.G /
  • 11 December 2020 - 10:01
Këta janë kosovarët e parë në histori, që shkuan të punojnë në Zvicër (Video)

Janë afër 115 mijë shqiptarë nga Kosova në Zvicër, që shumica prej tyre punojnë, dhe jo vetëm.

Një numër i madh shqiptarësh sot atje kanë kompani të mëdha e janë figura publike.

Një masë e madhe e futbollit zviceran mbahet me shqiptarët e Kosovës, por edhe qytete të ndryshme kanë politikanë shqiptarë.

Mirëpo, gjithçka ka filluar herët në kohë.

Një video e publikuar më parë, e marrë nga televizioni shtetëror zviceran, SRF, tregon për shqiptarët e parë që kanë shkuar të punojnë në Zvicër nga Jugosllavia në vitin 1973.

Personazhi që merret në këtë reportazh është Isak Bytyçi, që në dokumente shkruan se është nga Nishori i Suharekës.

Ai tregon se është i martuar dhe ka fëmijë, teksa vendlindjen e ka diku 3000 kilometra larg.

Letrat mes këtyre kilometrave shkojnë e vijnë 1-2 herë në muaj, për çka ai edhe komunikon kaq me familjen.

“Dy fëmijët e mi shkojnë në shkollë. Fëmija më i madh e ka lënë shkollën, kurse tjerët po vazhdojnë”, thotë përafërsisht Bytyçi.

Ai për fshatin Nishor tregon se ka 60 shtëpi, atëbotë, s’ka kishë e xhami, por që njerëzit punojnë dhe merren me bagëti e bujqësi.

Isak Bytyçi thotë se ka punuar në ndërtim edhe në Jugosllavi, por që në “Zvicër paguhet më shumë”.

Ai thotë se do të qëndrojë sa ta lejojnë.

Shiko Videon:

https://www.facebook.com/watch/?v=2623407864640565

(Kosova Sot Online)