Njihuni me snajperistin që ka vrarë më së shumti njerëz në botë

  • G.G /
  • 11 December 2020 - 10:08
Njihuni me snajperistin që ka vrarë më së shumti njerëz në botë

Finlandezi Simo Häyhä konsiderohet gjerësisht si snajperisti që ka kryer më së shumti vrasje në histori, kryesisht gjatë Luftës së Dimrit, siç njihet beteja mes Finlandës dhe Rusisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Atij i atribuohen saktësisht 505 vrasje gjatë këtij konflikti. Ushtria finlandeze ishte shumë më inferiore se ‘Ushtria e Kuqe’ e Rusisë, ndaj iu desh të përdorte taktika të zgjuara për ta ndalur ofensivën ruse drejt vendit të vet.

Kështu, Simo Häyhä vishej me rroba të bardha, që të mos dallohej mes borës, dhe merrte me vete furnizime vetëm për një ditë. Për këtë duket mori dhe nofkën  “Vdekja e Bardhë”. Gjatë pritjes, ai mbante borë në gojë për të shmangur zbulimin e pozicionit nga frymëmarrja në të ftohtë.

Brenda 100 ditëve, Häyhä arriti të eliminojë më shumë se 500 ushtarë rusë, pa  çuar dëm asnjë plumb të vetëm dhe në temperatura që shkonin deri minus 20, e në ndonjë rast, edhe në minus 40 gradë Celsius.

Gjatë bombardimeve të ushtrisë rusë, ai pëson një dëmtim të rëndë në kokë e qëndroi në koma për 11 ditë, ndërsa fytyra I mbeti e deformuar. Pavarësisht kësaj, snajperisti I famshëm jetoi deri në moshën 96 vjeçare.

(Kosova Sot Online)