265 raste aktive me koronavirus në Gjilan

  • E.K /
  • 11 December 2020 - 10:47
265 raste aktive me koronavirus në Gjilan

Në komunën e Gjilanit rezultojnë të jenë edhe 265 raste aktive me koronavirus.

Nënkryetari i komunës Arbrë Ismajli ka thënë se edhe më tutje situata mbetet alarmante, por sipas tij, lajmi i mirë është se ditëve të fundit ka pasur  një rënie të infeksioneve, ku aktualisht janë 265 raste aktive me COVID-19, nga më shumë se 500 sa ishte para dhjetë ditësh.

Në emër të Komitetit, Ismajli ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve kosovare të cilat janë në përputhje me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e që janë bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe pastrimi i duarve, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së virusit.

Gjendja e përgjithshme e Gjilanit e përballjes me pandeminë që prej 13 marsit është si vijon: nga 7246 testime, 2850 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 2500 të shëruar, 85 të vdekur, 265 raste aktive, 56 të konfirmuar me COVID në hospitalizim dhe 120 mostra në pritje. 

(Kosova Sot Online)