Gruaja shpjegon arsyen e veçantë pse e kafshon sanduiçin e burrit para se t’ia paketojë për në punë

  • E.K /
  • 11 December 2020 - 11:26
Gruaja shpjegon arsyen e veçantë pse e kafshon sanduiçin e burrit para se t’ia paketojë për në punë

Çdo marrëdhënie është e ndryshme dhe secili çift ka mënyrën e tij unike për t’i shprehur dashurinë partnerit – mund të jetë mbushja e makinës me benzinë ëkur vëren se po mbaron, ose sjellja në shtëpi e një dhurate për të treguar se po mendonit për të, shkruan Mirror.

Për Tracy Howell dhe burrin e saj Clifford, tradita e tyre për të treguar dashurinë që prej se janë martuar, përfshin sanduiçe.

Në një postim në Facebook për të shënuar përvjetorin e tyre, Tracy, një sekretare e një shkolle në Texas, shpjegoi pse ajo shpesh e kafshon sanduiçin e burrit të saj para se t’ia paketojë për në punë.

“Clifford dhe unë kemi qenë të martuar gati 41 vjet dhe unë e kam bërë drekën e tij që nga dita e parë. Me raste unë shkoja te vendi i tij i punës për të drekuar. Njëherë ai tha se dreka është më e shijshme kur e ndani me dikë që doni. Pas kësaj, derisa po i përgatisja sanduiçin një natë, e kafshova para se ta paketoja. Kur ai u kthye në shtëpi, tha se dikush i kishte marrë një copë sanduiç. Unë i thash se kur nuk do të mund të bashkohesha me të në drekë, do të merrja nga një copë nga sanduiçi tij”, tregon Tracy.

“Unë vazhdoj ta bëj shpesh këtë, dhe ai ende thotë “pashë që u bashkuat me mua në drekë dhe ishte mire”, tregon ajo.

Postimi i Tracy është bërë viral, duke grumbulluar mbi 89,000 shpërndarje dhe më shumë se 24,000 pëlqime.

Një numër i madh i njerëzve gjithashtu e komentuan atë. Një person tha: “Unë mund të shoh se si dashuria juaj ka qëndruar kaq e fortë gjatë gjithë 41 viteve. Një tjetër u përgjigj: “Histori e bukur e dashurisë së vërtetë”.

“Ju me siguri keni një grua të shkëlqyeshme atje Clifford. Një burrë me fat”, shkroi një tjetër.

Dikush tjetër tha: “Kjo është kaq e veçantë”.

(Kosova Sot Online)