Anëtari i LDK-së: Jo pazare me PDK’në, më mirë t’i kthehemi sovranit

  • E.K /
  • 11 December 2020 - 12:17
Anëtari i LDK-së: Jo pazare me PDK’në, më mirë t’i kthehemi sovranit

Partitë politike kosovare aktualisht nuk janë duke gjetur gjuhë të përbashkët për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Kreu i LDK’së ka thënë se me shumë gjasë vendi po shkon drejt zgjedhjeve, pasi s’ka pajtim as për një tryezë të përbashkët.

Megjithatë një koalicion të mundshëm me PDK’në, me qëllim të zgjidhjes së ngërçit për pozitën e presidentit po e kundërshtojnë nga Lidhja Demokratike.

Anëtari i kësaj partie, Naser Rugova, ka thënë se është kundër pazareve dhe një koalicioni me PDK’në. Sipas tij, nëse nuk gjendet një gjuhë e përbashkët për një kandidat konsensual, atëherë zgjedhjet janë rruga e vetme.

“Në politikë duhet ruajtur parimet bazë!

Jam kundër koalicionit me PDK dhe kundër pazareve me postin e presidentit!

Po nuk u arrit koncenzusi i nevojshëm për një president koncensual me kredibilitet moral, intelektual dhe që na përfaqëson dinjitetshëm, atëherë duhet kthyer vendimi te vullneti i sovranit!”, ka shkruar Rugova.

(Kosova Sot Online)