“Unë kam vrarë një njeri”, merret vendimi për efektivin që qëlloi Klodian Rashën

  • G.G /
  • 11 December 2020 - 13:13
“Unë kam vrarë një njeri”, merret vendimi për efektivin që qëlloi Klodian Rashën

Efektivi i skuadrës Shqiponja Nevaldo H., që vrau me armën e shërbimit 25 vjeçarin Klodian Rasha, më 8 dhjetor, ditën e rinisë, ka dalë pak minuta më parë para togave të zeza, ku pritet të jepet edhe masa e sigurisë për të.

Ai ka thënë para trupës gjykuese t’i vendosnin çfarë mase të donin sepse ai kishte vrarë një njëri.

“Kjo që më ka ndodhur mua mos i ndodht askujt. Merrni çfarë mase të doni, kam vrarë një njeri. Njoftova sallën, kërkova përforcime. Gjithçka ndodhi për 4-5 minuta”, mësohet të ketë thënë efektivi Nevaldo H. në sallën e gjyqit.

Ndërkohë sapo është marr vendimi “arrest me burg” për efektivin e policisë.

(Kosova Sot Online)