'UÇK është endërr', ish ushtari i UÇK-së, Shaqir Bunjaku sjellë rrefimin e tij për luftën

  • G.G /
  • 11 December 2020 - 13:37
'UÇK është endërr', ish ushtari i UÇK-së, Shaqir Bunjaku sjellë rrefimin e tij për luftën

Aktori me famë botërore Arben Bajraktaraj ka publikuar rrëfimin e radhës të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të platformës “LIRIA KA EMËR”.

Ish-ushtari Shaqir Bunjaku tregon për momentet e para në luftë dhe për ëndrrën e madhe që kishin për lirinë e vendit. Bunjaku ishte bashkuar në radhët e UÇK-së si 23 vjeçar.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës është andërr. Është andërr, se në të është liria. Pa andërr, njeri s’ka pse rrnon. Na e kena pasë andërr, se u kanë liria. E vetmja andërr që u realizu u kanë përmes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tregon ai në rrefimin e tij.

Aktori Bajraktaraj, që ka marrë pjesë ne disa filma të suksesshëm edhe nderkombetarë, ka sjellë këtë video edhe me një porosi.

“T’a dimë se çfarë ka ndodh, ne, fëmijët tanë, bota. Të ruhet kujtesa!”, shkruan ai.

Ndiqeni rrëfimin e plotë të ish ushtarit, Shaqir Bunjaku.

https://www.facebook.com/834765715/videos/10164607502475716/

(Kosova Sot Online)