Mali i Zi i vuri fusnotë Kosovës, reagon Dritan Abazoviq

  • E.K /
  • 11 December 2020 - 15:05
Mali i Zi i vuri fusnotë Kosovës, reagon Dritan Abazoviq

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka zhvilluar sot një bisedë të shkurtër me presidentin e shtetit malazez, Milo Gjukanoviq. Takimi ka ndodhur në Forumin e Sigurisë, i organizuar nga Aleanca Atlantike “ASCG”.

Në bisedën e shkurtës mes dy karrigeve boshe, Abazoviq e ka hapur edhe çështjen e fusnotës së Kosovës e cila u përcoll me shqetësim gjatë kësaj jave.

“Të gjitha palët duhet të jenë të relaksuara sa i përket fusnotës së vendosur. Kosova është shtet për ne të dy dhe Malin e Zi. Fusnota e vendosur në një dokument ishte vetëm një gabim teknik dhe na vije keq që ndodhi” ka thënë Abazoviq.

Pas këtij takimi, Abazoviq ka thënë se edhe Gjukanoviq duhet të jetë përgjegjës për gjithçka që ka ndodhur dhe që do ndodhë në Malin e Zi.

“Në ditën e dytë në Qeveri, unë kontaktova të gjithë punonjësit në ndërtesë, që nga pastruesja, arkivisti, roja i sigurisë. Disa njerëz më thanë se askush nuk i kishte përshëndetur kurrë. Çdo zyrtar, përfshirë presidentin e shtetit, duhet të jetë përgjegjës për atë që është bërë dhe që do të bëhet” ka thënë Abazoviq.

(Kosova Sot Online)