Shaip Kamberi: Serbia mbetet larg ndërtimit të një republike demokratike e moderne

  • E.K /
  • 11 December 2020 - 15:10
Shaip Kamberi: Serbia mbetet larg ndërtimit të një republike demokratike e moderne

Shefi i grupit të deputetëve “Lugina e Bashkuar” në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi në një postim në “Facebook”, ka thënë se Serbia mbetet ende larg nga ndërtimi i një republike demokratike, moderne dhe qytetare.

Ai  në “Facebook” ka publikuar një fotografi me mbishkrim, në të cilën po ashtu thuhet se Serbisë nuk i mjafton vetëm një pushtet tjetër, por duhet një republikë tjetër.

“Serbia mbetet ende larg nga ndërtimi i një Republike demokratike, moderne dhe qytetare. Serbisë nuk i mjafton vetëm një pushtet tjetër por duhet një Republikë tjetër”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë. 

(Kosova Sot Online)