Nis aplikimi për 10 përqindëshin, këtu mund ta plotësoni formularin

  • A.P /
  • 11 December 2020 - 16:09
Nis aplikimi për 10 përqindëshin, këtu mund ta plotësoni formularin

Është hapur aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale

Të gjithë kontributdhënësit që dëshirojnë të aplikojnë për tërheqjen e kursimeve, këtë mund ta bëjnë në këtë link.

Ndërkohë, mënyrën se si duhet të plotësohet formulari, e kanë sqaruar ditë më parë nga Trusti.

Ndryshe, pak para hapjes së aplikimit, Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike ka dalë me një paralajmërim.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare, KOS-CERT ka udhëzuar qytetarët që të kenë kujdes gjatë aplikimit online.

“Fillimisht sigurohuni që po hapni platformën e vërtetë të TRUSTIT (https://www.trusti10.org/Item/Home) – Para vendosjes së të dhënave, vërtetoni nëse platforma posedon certifikatën e sigurisë SSL (HTTPS)”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)