Zëdhënësi i Trustit tregon se a vlejnë aplikimet e kryera në faqen e sulmuar

  • A.P /
  • 11 December 2020 - 17:21
Zëdhënësi i Trustit tregon se a vlejnë aplikimet e kryera në faqen e sulmuar

Të gjithë ata persona që kanë aplikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit në faqen www.trusti10.org, atëherë aplikimi do të jetë i vlefshëm.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi, i cili tha se nëse aplikimi iu është ndërprerë atëherë duhet të përsëritet në faqen tjetër: https://bentenapp.azurewebsites.net/

Sot në orën 15:00 u hap aplikimi për tërheqjen e 10-përqindëshit të kursimeve nga Trusti. Por, zëvendësdrejtori i Trustit, Agron Krasniqi njoftoi se faqja është mbyllur për shkak të sulmeve kibernetike. 

(Kosova Sot Online)