
Lexoni edhe:
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur për komunat që dolën nga zona e kuqe
Zëvendësministri I Punëve të Jashtme Bekim Brestovci ka folur lidhur me çështjen e votave të dërguara nga jashtë dhe me vendimin e fundit të KQZ-së.
Ai tha se vendimi ishte I drejtë pikërisht për shkak që siç tha ai ka pasur raste kur votat janë kontrabanduar nga Serbia.
Brestovci ka folur edhe për çështjen e deputetit Etem Arifi dhe vendimit që pritet të marr Gjykata Kushtetuese rreth legjitimitetit të votës së tij
“Një person që është certifikuar si deputet ka qenë pjesë e legjislaturës së gjashtë atëherë nuk mund të kontestohet vetëm vota e tij, atëherë duhet të kontestohet edhe të qenit e tij deputet dhe të kontestohet e gjithë legjislatura e gjashtë sepse nuk do ti kishim 120 deputet por 119 deputet legjitim”, ka thënë ai.
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur për komunat që dolën nga zona e kuqe
Lexoni edhe:
Sipas tij vota e Arifit nuk ka qenë përcaktuese vetëm për këtë legjislaturë por edhe për atë të kaluar.
“Vota nuk ka qenë përcaktuese por ne po flasim për legjitimitet. Atëherë duhet të kthehet në pikën zero duke u kthyer edhe në legjislaturën e gjashtë. Ne nuk e dimë deri më tani se kur VV-ja ka ngrit ndonjë procedurë duke pasur të drejtë”, ka thënë më tutje ai.
Zyrtari i Nismas theksoi se Albin Kurti e ka vetrrëzauar veten nga Qeveria.
“Unë mendoj që Albin Kurti po të kishte dashur do të ishte ende kryeministër. Ai e ka rrezuar vetveten sepse e ka parë që nuk është lehtë me qeverisë . Qeverisja e një shteti dallon shumë nga një qeverisje në rrugë dhe është shumë e vështirë që një njeri në tërë karrierën e tij nuk e ka udhëhequr as një ndërmarrje të vogël të tregoj aftësitë e tij menaxheriale duke udhëhequr vendin”, ka thënë ai.
Më tutje Brestovci tha se VV-ja është duke u rritur si parti falë shantazheve e linçimeve që ka bërë.
“Ne e dimë që VV-ja po rritet jo falë punës dhe kontributit si subjekt politik por fal kërcënimeve, shantazheve dhe linçimeve që ata bëjnë. Nuk kemi korrupsion të atij niveli që e paraqet VV-ja. Nuk është korrupsioni problemi i vetëm që e ka Kosova. Kemi nevojë për shumë punë për të zgjidhur problemet që ka Kosova”, ka deklaruar ai.
Zv.ministri foli edhe për punën që po bën kryeministri Avdullah Hoti.
“Avdullah Hoti me përvojën e tij që ka pasur edhe si ministër edhe si deputet mund të mirë qeverisë me vendin”, ka pohuar ai.
(Kosova Sot Online)