Lexoni edhe:
Rreth 600 mijë qytetarë nuk kanë asnjë cent në Trust
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për therje me thikë në Drenas.
Arrestimi erdhi pasi Policia e Kosovës mori informatën se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi ishte therur me thikë.
Ljamin e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga Policia e Kosovës.
ME të marrë informatën, policia ka ndërmarr një varg veprimesh dhe ka arritur që të identifikojë dhe arrestojë dy persona të dyshuar.
Rreth 600 mijë qytetarë nuk kanë asnjë cent në TrustLexoni edhe:
Njëri nga të dyshuarit është 21-vjec, ndërsa tjetri 18-vjec. Derisa i theruri është 19-vjecar.
Me poshtë gjeni njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës:
Arrestohen dy persona të dyshuar për therje me thikë në Drenas
Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën, se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ka kërkuar ndihmë mjekësore një person (mashkull)A.L 19 vjeç, i cili ishte i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë).
Me të marrë informatën, policia ka ndërmarr një varg veprimesh operative dhe ka arrit që të identifikoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar:
ë M. S. mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
ë K.S. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët janë dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë.
Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarje, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.
(Kosova Sot Online)