Osmani: Mirë bëmë kur votuam Specialen, UÇK’ja nuk ishte e individëve por e popullit

  • A.P /
  • 11 December 2020 - 22:29
Osmani: Mirë bëmë kur votuam Specialen, UÇK’ja nuk ishte e individëve por e popullit

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në një intervistë në televizionin publik të Kosovës foli për një mori çështjesh.

Osmani mbështeti themelimin e Gjykatës Speciale nga deputetët e Kosovës në vitin 2015.

“Duhet ta kuptojmë se ky është akt i Kuvendit të Kosovës.” – deklaroi ajo.

Kryeparlamentarja po ashtu përmendi argumentin e ish presidentit Thaçi se nëse nuk do të votohej Specialja në Kuvend atëherë kjo do të ishte në dorën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Po ashtu, Osmani vazhdoi duke përmendur krimet e kryera nga Serbia.

Ajo u pyet se sa e dëmton imazhin e Kosovës aktakuza e Zyres së Prokurorisë Speciale.

“Askush nuk mund ta gjykojë luftën e UÇK-së. Nuk ka qenë asnjëherë ushtri e individëve, por e popullit. Prandaj duke qenë ushtri e popullit – nuk mund të ketë sukses përpjekja për gjykimin e luftës për liri,” – tha ajo.

(Kosova Sot Online)