Gjykata shfuqizon ligjin për ndalimin e shamive në shkollat fillore

  • A.P /
  • 11 December 2020 - 23:50
Gjykata shfuqizon ligjin për ndalimin e shamive në shkollat fillore

Gjykata Kushtetuese në Austri  ditën e sotme ka shfuqizuar ligjin i cili ndalonte mbajtjen e shamive në shkollat fillore.

Ndër të tjera, Gjykata tha se ky ndalim rrezikonte të kufizonte aksesin e vajzave myslimane në arsim.

Kreu i Gjykatës Kushtetuese shtoi se ndalimi shkel barazinë, të drejtën për lirinë e mendimit, botëkuptimit dhe fesë.

Ky vendim vjen pasi dy fëmijë dhe prindërit e tyre apeluan kundër ligjit, duke argumentuar se ligji ishte i vlefshëm vetëm për shamitë që mbulojnë të gjithë kokën, por jo për mbulesat më të vogla fetare të kokës të vendosura nga studentë vëzhgues hebrenj ose Sik.

(Kosova Sot Online)