AAK-ja nuk tërhiqet: Haradinaj president ose zgjedhje, s’ka alternativë tjetër

  • S.A /
  • 12 December 2020 - 07:35
AAK-ja nuk tërhiqet: Haradinaj president ose zgjedhje, s’ka alternativë tjetër

Pal Lekaj i AAK’së nuk mendon se do të arrihej zgjidhje nëse shkohet në zgjedhje të reja. Sipas tij, ata kanë ofruar kandidatin e duhur për president, të parin e AAK’së. Nëse Ramush Haradinaj nuk përkrahet për këtë pozitë, Lekaj thotë se ata janë për shkuarje në zgjedhje.

“Unë frigohem se pas rezultatit zgjedhor prapë kemi me ardhur te kjo situatë që e kemi tani. Nuk mendoj se dikush fiton 50+1 ose 2/3 në parlament”, thotë Lekaj.

 

Në këtë mënyrë, sipas tij, vetëm kemi shpenzuar buxhetin dhe kemi humbur kohë.

“Është e padrejtë t’i maltretojmë qytetarët për një pozitë të presidentit të Kosovës”, thotë Lekaj.

“Më mirë vendi të shkoj në zgjedhje sesa të mendohet në kompromisin e Haradinajt e AAK’së, thekson Lekaj.

Ai thotë se s’kanë dallime të thella me partinë e Isa Mustafës.

“Nëse mendohet se ne kemi kundërshtime të forta me LDK’në mendoj që e kanë gabim. Ne kemi mendime ndryshe duke i bazuar në atë që mendojnë që ndoshta qeveria sikur të jemi më unifikues do të kishte me funksionu ashtu siç duhet”, thotë Lekaj.

Por a ka Haradinaj takime me Isa Mustafën e LDK’së?

“Nuk ka shumë kohë, janë takuar, bisedojnë nëpërmjet telefonit dhe mendoj se në këtë drejtim ne nuk kemi aq shumë ndarje të thella por kemi ndonjëherë mospërputhje me vendimet që i merr qeveria”, shton Lekaj.

(Kosova Sot Online )