Të ndiqen penalisht hajnat e AKI-së që tentuan ta thyejnë kasafortën në zyrën e presidentes Vjosa Osmani

Të ndiqen penalisht hajnat e AKI-së që tentuan ta thyejnë kasafortën në zyrën e presidentes Vjosa Osmani

Hajrullah Tërnava

  • 11 December 2020 - 07:35

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Nëse e analizojmë punën e këtij shërbimi, AKI-së, që duhet të jetë i pranishëm në çdo pore të shtetit, e që s’ishte dashur të ketë raste eksesive, sikur ka pasur prej që është themeluar, lehtë vijmë te konstatimi se në bazë të përvojës kaq të shkurtë nga themelimi i këtij shërbimi, ka mjaft ekcese dhe shkelje të ligjeve, sikur që ishte rasti i Gylenistve, punëtori i privuar nga jeta në ndërtesën e këtij shërbimi para pak viteve, dhe tani ky ekces me aq egërsi dhe pa kulturë pune, thuaje se U.D. Presidentja që e përfaqëson këtë shtet deri në zgjedhjet e ardhshme të Kryetarit të shtetit, është aty vetëm formalisht, dhe se ajo s’duhet të pyetet për asgjë, prandaj u provua një skenar i tillë. Është koha që përgjegjësia të adresohet kudo, edhe në këtë shërbim duhet të ketë përgjegjësi për të gjithë, si në çdo shërbim tjetër të institucioneve të shtetit.

-Në ndërtimin e shtetit duhet edhe kulturë shtetërore, gjë që kjo po i mungon shumë Kosovës, veç ti analizojmë veprimet e kësaj qeverie në këtë kohë, që kur e ka marr pushtetin e deri më tash me plot dështime në shumë nga ministritë. Vetëm ta përkujtojmë vjedhjen në Ministrin e Financave dhe shumë dështimeve tjera të njëpasnjëshme, dhe tani një skandal tjetër i turpshëm i radhës kur njerëz të shërbimit sekret AKI shkojnë krye në veti me e hapë kasafortën në zyrën e Presidentit të shtetit të Kosovës, tepër sekrete, thua se ata janë njëshi i shtetit, dhe për ta ky veprim nuk paraqet vepër penale, e sidomos pas rastit të Gylenistëve, me tentativën e hapjes dhe të plaçkitjes zyrtare të kasafortës së presidentit në të cilën mbahen raportet sekrete, informative të AKI-së për të parin e shtetit. Ky skandal, për të cilin po vetëpërmbahet nga dhënia e detajeve të hollësisht zyra e presidentit të shtetit, ka bërë bujë të madhe në mediat serbe të cilat shkruajnë për punën e kasafortës së Presidencës, dhe lidhje me shkuarjen e Thaçit në Gjykatën Speciale në Hagë.

Sikur që u raportua së fundmi, vetëm 24 orë pasi ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dha dorëheqjen për shkak të aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale, u bë një përpjekje për të grabitur kasafortën e tij në zyrën e Presidentit. Thuhet se grabitja u përpoq të realizohet nga vetë sekretari i presidencës se Kosovës, Driton Gashi, dhe një zyrtar të cilin ai e kishte paraqitur si inspektor të Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës. Thuhet se më 6 nëntor, Gashi dyshohet se i informoi këshilltarët e Vjosa Osmanit, e cila është UD. E President të Kosovës, se EULEX do të bënte një kërkim zyrtar në zyrën e ish-Presidentit Thaçi, por përfaqësuesit e EULEX-it e kishin e mohuar atë.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës ka mbajtur mbledhje ditën e mërkurë, ku në raportim ishte ftuar shefi i AKI-së, Kreshnik Gashi lidhur me raportimet për hapjen e kasafortës në zyrën e Presidentit, por pas përfundimit të kësaj mbledhje, deputetët të cilët janë pjesë e këtij komisioni nuk dhanë detaje se për cerarë konkretisht u fol gjatë mbledhjes. Ata vetëm kanë thënë se respektojnë punën e AKI-së dhe Presidencës dhe se janë për ligjshmërinë e këtyre institucioneve. Nga ky këndvështrim i tanishëm, mund të konstatohet se shërbimi i AKI ka nevoje për tu reformuar dhe se aty duhet të punojnë njerëz jo partiak dhe të pastër të popullit, e jo si deri më tani që aty gjinden të dëgjueshmit dhe familjarët e shumë nga të mëdhenjtë e këtij shteti, e nuk është befasi që aty ka edhe asi që kanë punuar edhe në SHIK.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".