Lexoni edhe:
Kjo është puna që paguhet 300 mijë euro, por që askush nuk dëshiron ta bëjë
Irani e ka ekzekutuar gazetarin që e fajësonte për nxitjen e protestave masive kundër krizës ekonomike në vitin 2017, një vit pasi i ikuri në ekzil ishte kapur nga Rojat Revolucionare.
Televizioni shtetëror iranian dhe agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA, thanë se gazetari 47 vjeç, Ruhollah Zam, është ekzekutuar me varje të shtunën në mëngjes, pa dhënë hollësi të tjera.
Kjo është puna që paguhet 300 mijë euro, por që askush nuk dëshiron ta bëjëLexoni edhe:
Në qershor të këtij viti, gazetari Zam u dënua me vdekje nën akuzën për të ashtuquajturin korrupsion mbi Tokën, që është akuzë shumë e rëndë dhe përdoret shpesh nga autoritetet iraniane në rastet e spiunazhit ose në rastet e përpjekjeve për rrëzimin e qeverisë.
Gazetari i dënuar kishte shpërndarë oraret e protestave dhe të dhëna turpëruese për zyrtarët përmes një faqe të internetit dhe një kanali që e kishte krijuar në aplikacionin e popullarizuar të shkëmbimit të mesazheve, Telegram.
Protestat që kishin nisur në fund të vitit 2017 ishin sfida më e madhe për pushtetin në Iran që nga protestat e Lëvizjes së Gjelbër të vitit 2009 dhe e përgatitën terrenin për kryengritje të ngjashme masive në nëntor të vitit të kaluar, shkruan The Guardian.
Motivi fillestar i protestuesve më 2017 ishte rritja e papritur e çmimit të ushqimeve. Megjithatë, me përhapjen e protestave nga qyteti në qytet, ato shpejt u kthyen në kryengritje kundër tërë klasës politike.
Në videot e shpërndara nga gazetari i dënuar dëgjoheshin thirrje kundër presidentit Hassan Rouhani dhe madje edhe kundër liderit suprem, Ayatollah Ali Khamenei. Në kanalin e tij ofroheshin edhe oraret dhe hollësitë organizative të protestave.
Zam, i cili kishte thënë se ka ikur nga Irani pasi është akuzuar në mënyrë të rreme për bashkëpunim me shërbimet e huaja të inteligjencës, kishte mohuar se ka nxitur dhunë. Në protestat e vitit 2017 ishin vrarë pesë persona dhe rreth 5.000 ishin arrestuar.
Në tetor të vitit të kaluar, Rojat Revolucionare thanë se e kanë zënë gazetarin Zam, të cilit i ishte ofruar azil në Francë dhe kishte jetuar për një kohë në Paris. Franca e ka kritikuar dënimin me vdekje për gazetarin dhe e ka quajtur goditje serioze ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit në Iran.
(Kosova Sot Online)