E ndihmuan një të arratisur nga policia, arrestohen pesë persona

  • E.K /
  • 12 December 2020 - 10:36
E ndihmuan një të arratisur nga policia, arrestohen pesë persona

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar për ndihmën që i kanë bërë një të arratisuri nga policia.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Ahmet Haxhiu, Podujevë, 11.12.2020 – 15:15. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj  kosovarë  pasi dyshohet se të njëjtit kanë ndihmuar një të dyshuar tjetër mashkull  kosovarë i cili ishte i kërkuar nga policia dhe ende gjendet në arrati. Me urdhër të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. 

(Kosova Sot Online)