Gecaj: Vjosa, Haxhia e Gania po i transportojnë votuesit e LDK’së në Vetëvendosje

  • E.K /
  • 12 December 2020 - 10:49
Gecaj: Vjosa, Haxhia e Gania po i transportojnë votuesit e LDK’së në Vetëvendosje

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj thotë se një betejë e rëndë dhe e gjatë e pret Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Gecaj thotë se Vjosa Osmani, Haxhi Shala dhe Gani Geci po i transportojnë votuesit e LDK-së në Vetëvendosje.

“Një betejë e rëndë e gjatë e brutale po e pret ldk-në. Vjosa, Haxhia e Gania, kolona e pestë duke transportu e transformu votuesin e ldk- se në kampin e vv- së.  Një ndër projektet më interesante që kanë ndodh në politikën kosovare. Shembull se si e djathta kosovacentriste provon të transformohet në të majtën”, shkroi Gecaj.

Dje Vjosa Osmani ka paralajmëruar se do të shkojë në zgjedhje me një listë të re kandidatësh, teksa ka shtuar se po lobon në grumbullimin e votave.

Vjosa Osmani: Do të garojë në zgjedhje me një listë të re, s’bashkëpunoj me LDK’në

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar bashkëpunimin me ish-partinë e saj, LDK’në, teksa është lëshuar në akuza ndaj tyre.

Osmani, e ftuar në një intervistë i ka quajtur “përjashtues” LDK’në, teksa i ka akuzuar edhe për mbajtje të pushtetit me zor.

Lexo Edhe:

Mitrovicasja e ther me thikë motrën e saj të mitur

“Nuk do të bashkëpunojë me parti që kanë kontribuar për kapjen e shtetit dhe që kanë ndihmuar të qëndrojnë në pushtet kapësit e shteti”, ka deklaruar Osmani.

Ndër të tjera, ajo ka paralajmëruar se do të shkojë në zgjedhje me një listë të re kandidatësh, teksa ka shtuar se po lobon në grumbullimin e votave.

Ajo ka folur edhe lidhur me një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen, duke thënë se mbetet të shihet nëse do ndodh një gjë e tillë.

“Ne për momentin jemi në diskutime me Vetëvendosjen, por nuk është që kemi folur akoma konkret. Këto janë çështje që negociohen dhe në fund ta shohim rezultatin”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)