Me presidentin e ri amerikan Joe Biden vdes plani për krijimin e Asociacionit, shtetit paralel serb në Republikës e Kosovës

Me presidentin e ri amerikan Joe Biden vdes plani për krijimin e Asociacionit, shtetit paralel serb në Republikës e Kosovës
Me presidentin e ri amerikan Joe Biden vdes plani për krijimin e Asociacionit, shtetit paralel serb në Republikës e Kosovës

Muhamet Kelmendi

  • 12 December 2020 - 09:04

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Thjeshtë, Kosova nuk duhet në asnjë mënyrë të pranoj pretendimet e tandemit pro serb Borrell-Lajçak dhe kurrë mos të kërkoj formimin e këtij Asociacioni me pushtet politiko-juridik dhe ekzekutiv. Kjo edhe nëse kurrë nuk ka marrëveshje me shtetin kriminal serb. Mos të harrohet se ky shtet ishte dhe ka mbetur shoveno-fashist dhe me këtë politike asgjë nuk ka ndryshuar. Përkundrazi! Beogradi po e tregon fytyrën fashiste çdo ditë dhe këtu nuk ka lëshime.

-Mbështetur në deklaratat e fuqishme të bëra nga ish sekretarja e jashtme e shtetit të SHBA-ve z. Olbrajt, nga z. Eliot Engel, kongresistët dhe nga vetë z. Joe Bajden, në të ardhmen pritet një interesim shumë më domethënës i administratës se re amerikane për Ballkanin, dhe këtej edhe për Kosovën. Në fushatën elektorale, të shtetit, z. Bajden tha: "Kosova është e pa varur dhe nuk ka asnjë lëvizje këtu". Kjo thënie është e rëndësisë së veçantë, sepse tregon se z. Bajden si President i SHBA-ve ka qëndrim të qartë dhe se në çfarëdo diskutimesh bazë do të jetë shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës. Shpresohet se në këtë anë nuk do të ketë lëvizje. Z. Bajden edhe në të kaluarën ka qenë përkrahës i shtetit të Kosovës.

Si në cilësinë e pozitës se senatorit, ashtu edhe si nënpresident në kohën e z. Obama, mbrojti dhe u përkujdes për shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës. Porosia e z. Ollbrajt është e qartë dhe ajo edhe një herë tregoi se SHBA-të janë të vendosur në rrugën e interesimit për Ballkan. Kjo ishte dhe mbetet shumë domethënëse. Këtë mendim e pati dhe e ka edhe Eliot Engël. Të dy këto personalitete zënë vend të rëndësishëm në politike e jashtme amerikane. Por sido kudo mbetet një çështje për të u parë. Është gjë e qartë se në politike e jashtme, me ndryshime të vogla, SHBA-të janë konstant dhe me nuanca që ndryshojnë. Edhe në kohën e z. Trump nuk pati ndonjë ndryshim të madh.

Edhe kjo administratë është për shtet të pavarur dhe sovran. Marrëveshja e 4 shtazorit tregon me se miri pozitën që pati kjo administratë. Pra, SHBA-të kanë pasur në vazhdimësi një politike të qartë dhe konstante që disa decenie ndaj Ballkanit Perëndimor. Shpresohet dhe analistet e ndryshme nuk shohim dhe nuk prognozuan ndonjë ndryshim. Shumë prej tyre si në Evrope, ashtu edhe në SHBA, shohin një angazhim më të madhe të Presidentit Bajden në gjendjen në Evropë dhe në Ballkan. Madje pritet një bashkëpunim më i thellë me BE-në, me NATO-ne etj. Këtu është edhe rreziku.

Një bashkëpunim me BE-në për Ballkan është shumë i rrezikshëm, sepse me dy personalitete të BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, si z. Borrell dhe z Lajçak, rreziqet veç ekzistojnë. Të dy këta janë për formimin e një shteti serb në Kosovë me Asociacion. Z. Borrell e dine se me administratën e re të SHBA-ve nuk copëtohet Kosova, prandaj janë duke deklaruar kohë pas kohe për shtet serb, qoftë edhe duke e ndryshuar Kushtetutën e Kosovës. Këtu kërkohet nga Prishtina të tregohet vigjilente dhe e qartë kundruall BE-së dhe Vashingtonit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".