Rikthehet në funksion ueb-faqja e parë e Trustit për tërheqjen e 10%

  • E.K /
  • 12 December 2020 - 11:01
Rikthehet në funksion ueb-faqja e parë e Trustit për tërheqjen e 10%

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka njoftuar se ueb-faqja e parë për tërheqjen e 10 përqindëshit të Trustit është rifunksionalizuar.

Përmes një postimi në Facebook të faqes së Trustit njoftohet se ueb-faqja trusti10.org është rikthyer dhe aplikuesit mund të aplikojnë edhe tekj kjo adresë.

“Të nderuar kontribuues, adresën www.trusti10.org të cilën e kemi promovuar dhe dizajnuar për aplikim për tërheqjen e 10%-shit e kemi funksionalizuar pas mesnatës. Kontribuuesit që nuk kanë aplikuar deri tani mund të aplikojnë tek kjo adresë”, thuhet në njoftim.

Trusti njofton poashtu se edhe ueb-faqet tjera që janë publikuar dje për aplikim janë në funksion.

“Edhe adresat e tjera, që i kemi publikuar mbrëmë për aplikim, dhe përmes të cilave janë realizuar mbi 230 mijë aplikime deri në mëngjes, vazhdojnë të jenë aktive dhe mund të aplikohet në to. Për të gjitha çështjet e tjera teknike me llogaritë bankare jemi duke u marrë, dhe për disa tashmë kemi gjetur zgjidhje, e ditëve në vijim do t’ju njoftojmë për çështjet e tjera që janë shfaqur në konfirmimin e llogarive bankare. Janë edhe dy javë për të aplikuar për pagesat e dhjetorit, si edhe tre muaj të tjera në fillimvitin 2021 (deri më 6 prill 2021 mbyllet afati i aplikimit). Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe mbështetjen! Jemi duke i lexuar dhe trajtuar të gjitha komentet, mesazhet dhe e-mailet tuaja”, thuhet tutje.

(Kosova Sot Online)