Arrestohen 8 persona, kapen duke luajtur bixhoz

  • G.G /
  • 12 December 2020 - 12:43
Arrestohen 8 persona, kapen duke luajtur bixhoz

Policia e Kosovës ka arrestuar 8 persona të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe të bixhozit të paligjshëm.

Sipas njoftimit të PK-së ata janë kapur në flagrancë duke luajtur.

“Policia e Kosovës, Stacioni Policor Istog, me datë 11.12.2020,rreth orës 14:30 ka pranuar informatë se në fshatin Gurrakoc-Istog, në një lokal disa persona janë duke luajtur bixhoz.

Njësitet relevante te Stacionit Policor Istog, menjëherë ju kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjatë kontrollit në këtë lokal janë hasur tetë (8) perosna të cilët ishin duke luajtur, gjithashtu gjatë kontrollit janë gjetur edhe një shumë e të hollave të cilat dyshohet se janë përdorur për lojën e bixhozit.

Policia ka arrestuar të gjitha personat dhe ndaj tyre janë zhvilluar procedurat konform ligjit, në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit rasti cilësohet “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te paligjshëm”, ka njoftuar PK-ja. 

(Kosova Sot Online)