Raporti 24 orësh: 12 viktima e 524 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

  • E.K /
  • 12 dhjetor 2020 - 15:03
Raporti 24 orësh: 12 viktima e 524 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë u konfirmuan 12 viktima dhe 524 raste të reja me koronavirus.

Lajmin e bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, përmes një njoftimi në Facebook.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 524 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv ”, thuhet në njoftimin e tyre.

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3330000437127937

(Kosova Sot Online)