Vdes edhe ky avokat i njohur kosovar

  • g./g /
  • 12 December 2020 - 15:54
Vdes edhe ky avokat i njohur kosovar

Oda e Avokatë njofton se ka ndërruar jetë avokati Bekë Lajçi nga Peja! Sot me datë 12.12.2020, Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e saj, avokatin Bekë Lajçi.

OAK-ja, i shprehë ngushllimet më të sinqerta familjarëve, miqëve dhe kolegëve të tij.

Varrimi i të ndjerit, do të bëhet nesër me datë 13.12.2020, vetëm nga rrethi i ngushtë familjarë, për shkak të pandemisë Covid-19.

Avokati, Bekë Lajçi u lind më 22.02.1956 në fshatin Pepaj, Komuna e Pejës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 18.09.1979, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 11.05.1981 në Prishtinë.

Avokati Bekë ushtroi profesionin e avokatit që nga data 19.04.1984, me seli të zyrës në Pejë.

(Kosova Sot Online)