
Lexoni edhe:
Vulini sërish e përdor termin pezhorativ “shiptari”
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli ka hedhur kritika ndaj partisë në të cilën bën pjesë vet ai si dhe ndaj PDK-së.
Ai ka thënë se as PDK-ja nuk është ka dëshiron më që të arrij marrëveshje me LDK-në qoftë edhe për çështjen e presidentit.
Vulini sërish e përdor termin pezhorativ “shiptari” Lexoni edhe:
“Sot qenkan mbushë portalet me analiza të anonimusave të PDK-së që po ua mbajnë hallin e bartjes së votuesve të LDK-së, dhe do dështakëve kronik të LDK-së që po vajtojnë pse posti Presidentit spo mund tu delegohet PDK-së e pse as PDK spo ju begenisë më për me ju ardh në Qeveri. Skeni më sekrete, po ju lexohen letrat në dorë. PLANi u juaj u dekonspirua kaherë”, ka shkruar ai.
Ky reagim ka ardhur pas shkrimit tw anëtarit tw Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj i cili tha se një betejë e rëndë dhe e gjatë e pret Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Gecaj tha se Vjosa Osmani, Haxhi Shala dhe Gani Geci po i transportojnë votuesit e LDK-së në Vetëvendosje.
“Një betejë e rëndë e gjatë e brutale po e pret ldk-në. Vjosa, Haxhia e Gania, kolona e pestë duke transportu e transformu votuesin e ldk- se në kampin e vv- së. Një ndër projektet më interesante që kanë ndodh në politikën kosovare. Shembull se si e djathta kosovacentriste provon të transformohet në të majtën”, shkroi Gecaj.
(Kosova Sot Online)