Të hënën i gjithë stafi i spitaleve në Kosovë futet në grevë

  • A.P /
  • 13 December 2020 - 12:46
Të hënën i gjithë stafi i spitaleve në Kosovë futet në grevë

Për shkak të pakënaqësive në paga, dy infermierë kanë hyrë në grevë urie.

Ndërsa, atyre nesër pritet t’i bashkëngjitet edhe një pjesë tjetër e punëtorëve.

Kryetari i Sindikatës se Pavarur te Sektorit Privat te Kosovës, Jusuf Azemi, ka bërë të ditur në një konferencë të mbajtur sot për media nga nesër në orën 07:00, të gjithë punëtorët privat të institucioneve spitalore publike, do të jenë në grevë.

Ai ka thënë se në grevë do të marrin pjesë të gjitha spitalet rajonale dhe Qendrat e Mjekësisë Familjare, përveç QKUK-së.

“Gjatë gjithë javës së kaluar mbajtëm greva për 1 apo 2 orë, por deri më sot nuk reflektoi askush. Nesër nga ora 7 në të gjitha institucionet publike ku kryhen shërbime nga stafit privat do të jemi në grevë. Janë diku rreth 2 mijë punëtorë që do të futet në grevë”, ka thënë ai.

Azemi tha se tashmë i kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të marrë pagesë shtesë për punën gjatë pandemisë, mirëpo sipas tij, asgjë deri më tash nuk është bërë në këtë drejtim.

“Pas kërkesës për pagesën shtesë ose simbolike siç janë paguar mjekët, infermierët e stafi mbështetës neve na kanë konfirmuar se punëtorët teknikë të sektorit privat do të jemi pjesë e stafit mbështetës në lidhje me shtesat por ende nuk kanë lëvizur në këtë drejtim. Ne kemi shfrytëzuar te gjitha mundësitë me të gjithë akterët që kanë të bëjnë me çështjen e pagesës dhe deri më tani nuk kemi asnjë lëvizje pozitive”, ka deklaruar Azemi.

(Kosova Sot Online)