'Rrena' e Shpend Ahmetit për varrimin e plakës serbe

  • A.P /
  • 13 December 2020 - 16:59
'Rrena' e Shpend Ahmetit për varrimin e plakës serbe

Vdekja dhe varrosja e një plake të komunitetit serb në Shtëpinë e Pleqve në Prishtinë ka ngjallur reagime të shumta për formën e varrimit të saj dhe me çfarë rite fetare u varros.

Përderisa kryetari i Prishtinë dje përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se një qytetare e moshuar e nacionalitetit serb ka vdekur në Shtëpinë e Pleqve dhe se e ndjera ishte vetë dhe nuk e paska pas askënd.

“Për arsye të pasqaruara, nuk kishte askush për ta varrosur përfshi edhe institucionet fetare të cilave i përkiste. Së bashku me Bashkësinë Islame organizuam varrimin. Dua që publikisht ta falënderoj Bashkësinë Islame për gjithë organizimin. Në fund humaniteti – njerzillaku është më i rëndësishmi”, kishte deklaruar kryetari Ahmeti.

Ndërkohë që e vërteta është krejt ndryshe, shihet se që nga pranimi i saj, deri në përfundim të varrimit nuk shihen fare përfaqësuesit e BIK-ut, mendje shihet qartë që ajo është varrosur me rite fetare serbe dhe nga një prift.

Një qytetare nga Graqanica, Snezana Jovanovic, ka treguar të gjitha mesazhet që ka komunikuar lidhur me paraqitjen e saj dhe pranimin e kufomës në Shtëpinë e Pleqve.

“Nesër në orën 11:00, në Shtëpinë e të Moshuarve, ata po ju presin, D.M.Th, transporti dhe një arkivol për ta transportuar plakën në varreza. Kam siguruar gërmimin dhe një kryq. Shiheni në 11 në 11:00 në Shtëpinë e Pëlqeve”, është mesazhi që ka konfirmuar Jovanovic.

Pra e vërteta është se qytetaren serbe e kanë pranuar përfaqësues të komunës së Graqanicës dhe e kanë varrosur sipas riteve serbe.

Ndërkohë që pas reagimeve, dje përsëri ka reaguar Shpend Ahmeti. Ai ka thënë se varrimi nuk është kredit për askënd, e as akuzë për dikënd. As nuk është garë.

Image

“Shtëpia e Pëlqeve e ka thirre BIK-un dhe ata neve, pastaj ne e kemi thirre komunën e Gracanices, ku personalisht është marr një zyrtare por si qytetare. Ka ndihmu edhe OSBE-ja. BIK-u e ka dergu arkivolin, e kane transportu deri te varrezat ortodokse bashke me krejt çka është kërkuar. Ideja ka qene me falenderu Bashkësinë Islame qe nuk janë marre me elemente fetare dhe gjera te tilla, por vetem kane ndihmuar. Për neve si Komunë është përgjegjësi. Për BIK është edhe vullnet edhe thirrje për harmoni. Për tu aplauduar toleranca”, ka thënë Ahmeti.

Nga deklarata e parë dhe reagimi i dytë është jashtëzakonisht kontradiktor i pari i Prishtinës. Në fotot shihet qartë janë lajmuar komuna e Graqanicës dhe që këta të fundit më pastaj edhe e kanë kryer varrimin.

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka thënë se publikimi ishte thirrje për mirëkuptim e jo për inat. Prandaj, le të jetë komuna e Prishtinës apo Graqanicës, e le të jetë edhe Kisha Ortodokse organizatorja. Por mos ja humbni veprimin e mirë BIKut.

(Kosova Sot Online)