Petkoviq përplaset me Jeremic për veriun e Kosovës: Po luan në të njejtin ekip me Prishtinën kundër Serbisë

  • E.K /
  • 14 December 2020 - 08:17
Petkoviq përplaset me Jeremic për veriun e Kosovës: Po luan në të njejtin ekip me Prishtinën kundër Serbisë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq është përplasur me ish-ministrin e punëve të Jashtme në Serbi, Vuk Jeremic.

Përplasja mes të dyve erdhi pas deklaratës së Jeremic për furnizimin me energji elektrike ne pjesën veriore të Kosovës.

Jeremic tha se furnizimi me energji elektrike në pjesën veriore mund të ndalet sot.

Për këtë deklaratë ka reaguar Petkovic duke e quajtur këtë gënjeshtër absolute.

Madje, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën thotë se padyshim se Jeremic do të donte një skenar të tillë.

Petkoviç tutje tha se Jeremiç kurrë nuk ka punuar për interesat e Serbisë e sipas tij kjo u konfirmua kur ai krijoi konfuzion shtesë në lidhje me furnizimin me energji elektrike në veri të Kosovës.

“Interesat e Jeremiç padyshim që përkojnë me interesat e Prishtinës, e cila në mënyrë të barabartë dëshiron të shkaktojë panik dhe konfuzion midis serbëve në veri të Ibrit”, tha Petkovic në një deklaratë.

“Jeremiç dhe Prishtina na vunë midis dy zjarreve, duke luajtur si ekip dhe për interesin e vetëshpallur të Kosovës, dhe kjo nuk është hera e parë që ata e bëjnë këtë”, tha ai.

“Çështja e furnizimit me energji elektrike në veriun e Kosovës ka qenë objekt i bisedimeve të gjata dhe të mundimshme të ndërmjetësuara nga BE midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe ne kemi qenë dhe mbetemi të përkushtuar ndaj marrëveshjeve të arritura, por Prishtina nuk ka zbatuar detyrimet e saj për këtë çështje, kështu që nuk ka asnjë arsye për të “Derisa ta bëjë këtë, gjithçka ndryshon në fushë,” shtoi ai./

(Kosova Sot Online)