Lexoni edhe:
Klinë: Vdes foshnja dy muajshe, policia nis hetimet
Mbi 2 mijë punëtorë teknik kanë hyrë sot në grevë për shkak të mosrealizimit të kërkesave të tyre për pagesat shtesë nga Qeveria.
Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot ka mbledhur në takim kreun e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, dhe u.d. së drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, në zyrën e këtij të fundit.
Klinë: Vdes foshnja dy muajshe, policia nis hetimetLexoni edhe:
Zemaj pas takimit tha se do t’i shqyrtojnë mundësitë buxhetore për pagesat shtesë.
Edhe pse tha se kompanitë nga të cilat vinë punëtorët teknik janë paguar nga Pako Emergjente, ai nuk ka përjashtuar mundësinë që punëtorët teknik të Qendrave të Mjekësive Familjare të marrin pagesa shtesë.
“Ne do shqyrtojmë çdo mundësi që na jepet për të shqyrtuar kërkesën e tyre. Vendimi nuk mund të themi që është përfundimtar pasi duhet të kalojë në hapa pasues për të arrirë deri tek rezultati”, shtoi Zemaj.
(Kosova Sot Online)