Klinë: Vdes foshnja dy muajshe, policia nis hetimet

  • E.K /
  • 14 December 2020 - 10:14
Klinë: Vdes foshnja dy muajshe, policia nis hetimet

Një rast tragjik ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në Komunën e Klinës.

Në raportin e policisë thuhet se foshnja dy muajshe ka vdekur, e për rastin është lajmëruar edhe policia.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Derisa trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

“Klinë 13.11.2020-11:00. Është raportuar se viktima fëmiu dy muajsh mashkull kosovar në shtëpinë e tij kishte mbete pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin, kurse trupi i pajetë i viktimës- fëmiut me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)