Jusuf Azemi: Greva nuk do të ndalet, do të mbrojmë të drejtat tona

  • E.K /
  • 14 December 2020 - 12:29
Jusuf Azemi: Greva nuk do të ndalet, do të mbrojmë të drejtat tona

Pas takimit me ministrin e Shëndetësisë, kreu i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Ademi, ka mbajtur konferencë për media në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Me këtë rast ai tha se ka marrë zotim për përmbushjen e kërkesave të punëtorëve teknikë.

“Jemi në grevë për të mbrojtur drejtat tona, kemi hyrë në mënyrë ligjore vazhdojmë  dhe do dalim në mënyrë ligjore”, deklaroi ai.

Ai tha që përkundër presionit, greva do të vazhdojë.

“Ministri dhe sindikata janë pajtuar që kërkesat e punëtorëve janë legjitime dhe në këtë rast se kemi pasur as kundërshtimin më të vogël. Ai tha që deri nesër do të marrin përgjigje se cila do të jetë mënyra e pagesës për këta punëtorë. Greva nuk do ndalet deri sa të marrin vendimin përfundimtar, dhe do vazhdojmë ashtu siç jemi marrë vesh”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)