Haradinaj për Mujë Krasniqin: Në kërkim të lirisë, ra në kufirin që nuk ekziston më

  • E.K /
  • 14 December 2020 - 13:12
Haradinaj për Mujë Krasniqin: Në kërkim të lirisë, ra në kufirin që nuk ekziston më

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar Mujë Krasniqin me shumë bashkëluftëtarë në 22-vjetorin e rënies së tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se porosinëë e luftës për liri, komandant Kapuçi e përhapi çdokund.

“Në 22-vjetorin e përjetësisë, kujtojmëë Heroin Mujë Krasniqi dhe dyzet bashkëluftëtarët e tij. Porosinë e luftës për liri, komandant Kapuçi, e përhapi çdokund. Vendosmëria dhe trimëria e tij, janë të gdhendura në historinëë dhe kujtesën e shqiptarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se nderimi për ta, mbetet obligim për ne, ndërsa vepra e tyre udhërrëfyes në punën tone.

“Në kërkim të lirisëë, ata ranë te kufiri që sot nuk ekziston. Nderimi për ta, mbetet obligim për ne, ndërsa vepra e tyre udhërrëfyes në punën tonë, në ndërtimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve. Lavdi e përjetshme!”, është shprehur Haradinaj.

(Kosova Sot Online)