Fatmir Limaj në dy vjetorin e themelimit të ushtrisë: Hap i rëndësishëm për stabilitetin e vendit

  • E.K /
  • 14 December 2020 - 13:31
Fatmir Limaj në dy vjetorin e themelimit të ushtrisë: Hap i rëndësishëm për stabilitetin e vendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka uruar qytetarët në dy vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës.

“Dy vite më parë për Kosovën nisi një kapitull i ri në funksion të konsolidimi edhe më tej të shtetit të Kosovës. Përpjekjet shekullore të brezave u kurorëzuan më 14 dhjetor 2018, në Kuvendin e Kosovës, ku u bë Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës, si një hap i rëndësishëm për stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe rajonit”, ka shkruar Limaj në faqen zyrtare të Nismës në Facebook.

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, po ashtu ka thënë se, në këtë ditë të veçantë, përkulemi para meritorëve më të mëdhenj, që janë gjithë dëshmorët e kombit, si dhe u jemi mirënjohës e falënderues aleatëve tanë ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për mbështetjen e vazhdueshme për shtetin e Kosovës.

“Urime Dita e Ushtrisë, Kosovë, ka shkruar Limaj, në faqen zyrtare të partisë që ai drejton, Nismës Socialdemokrate.

(Kosova Sot Online)