Djalit turpërohej nga shenja e lindjes, babai e bën tatuazh

  • E.K /
  • 14 December 2020 - 14:28
Djalit turpërohej nga shenja e lindjes, babai e bën tatuazh

Një prind kanadez vendosi që të bëjë tatuazh shenjën e lindjes së djalit të tij të vogël, të cilit kishte nisur t’i vinte turp nga ajo.

Derek Prue Sr kishte vënë re që fëmija, i cili ka një shenjë lindjeje të madhe në gjoks, nuk e hiqte më bluzën kur shkonte në plazh apo pishina.

“Kur ishte i vogël, nuk e kishte fare problem shenjën. Por, kohët e fundit vura re që mundohej ta mbulonte gjithmonë. Për këtë arsye, vendosa që të bëj edhe unë tatuazh shenjën e tij, në mënyrë që të mos jetë ai i vetmi me një shenjë të tillë. Mendova se do të mbaroja punë me një ditë, por na doli që u deshën 30 orë për tatuazhin”, shprehet babai.

“Më dhembi shumë, por ia vlejti kur hoqa bluzën në pishinë dhe djali mori zemër që ta hiqte dhe ai. Dua që të ketë vetëbesim në jetë”, shtoi prindi.

(Kosova Sot Online)