Edhe sot më shumë të shëruar se të infektuar me koronavirus

  • E.K /
  • 14 December 2020 - 15:13
Edhe sot më shumë të shëruar se të infektuar me koronavirus

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 329 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar edhe 555 persona nga ky virus.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.327 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 329 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 46.909 raste nga 164.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.203 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 555 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.551.

(Kosova Sot Online)