Të shtëna armësh në drejtim të një veture në të cilën ndodheshin katër persona

  • A.P /
  • 14 December 2020 - 17:33
Të shtëna armësh në drejtim të një veture në të cilën ndodheshin katër persona

Policia njofton se një veturë, në të cilën ndodheshin katër persona ka qenë cak i gjuajtjes me armë zjarri, sot në Lluzhan të Podujevës.

Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë, ndërsa policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij

Njoftimi i plotë i policisë:

Sot rreth orës 14:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se nga një veturë e tipit Passat, një person i dyshuar ka shtënë në drejtim të një veture Golf, ku ndodheshin katër persona, nuk raportohet për persona të lënduar.

Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë, policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij. 


(Kosova Sot Online)