Vetaksident në Fushë Kosovë, vetura rrokulliset në mes të rrugës

  • A.P /
  • 14 December 2020 - 21:04
Vetaksident në Fushë Kosovë, vetura rrokulliset në mes të rrugës

Një vetaksident ka ndodhur sonte në Fushë Kosovë, ku një veturë ka goditur disa ndarëse metalike të rrugës.

Në pamjet e siguruara  shihet se vetura ka përfunduar me rrotat përpjetë.

Media ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për të marrë informacione shtesë rreth rastit, ndërkohë që ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

(Kosova Sot Online)