2 vjet nga transformimi në ushtri, ku qëndron FSK’ja sot

  • A.P /
  • 14 December 2020 - 23:09
2 vjet nga transformimi në ushtri, ku qëndron FSK’ja sot

E para nga fazat e tranzicionit të FSK-së, sipas gjeneralit Rrahman Rama është në përfundim e sipër

Ishin tre ligje që  dy vite më parë në Kuvendin e Kosovës, kaluan pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Bëhet fjalë për ligjet që bënë të mundshme që Forca e Sigurisë së Kosovës, të marr mandat ushtarak.

E ky moment u cilësua historik për vendin.

Plani gjithëpërfshirës i tranzicionit të FSK-së, parashihet të zgjasë deri në 10 vjet.

Aty përfshihen tri faza të tranzicionit.

E para nga to, sipas gjeneralit Rrahman Rama, është në përfundim e sipër.

Madje sipas këtij të fundit,  janë tejkaluar pritshmëritë dhe plani i tranzicionit.

E gjithë kjo sipas komandantit të FSK-së është arritur fal mbështetjes nga institucionet.

Rama thotë se faza e dytë është më e rëndësishme por edhe më komplekse. Sipas tij, kërkohet më shumë anagazhim.

Ndërkohë, njohës të sigurisë vlerësojnë se ajo çfarë është e rëndësishme pas fazës dytë, është synimi që FSK të integrohet në NATO.

Ibishi tutje thotë se, nuk është vonë që vendi të kompensojë kohën e humbur, me një qasje shumë më seriozë sa i përket ushtrisë.

(Kosova Sot Online)