
Lexoni edhe:
Balla: Ne e kemi marrë përgjegjësinë politike për vrasjen e të riut
Sandra Lindsey është e para që mori këtë të hënë vaksinën e kompanisë Pfizer në bashkëpunim me BioNTech. Lindsey, punonjëse e kujdesit shëndetësor në vijën e parë të frontit në luftën kundër virusit, nuk hezitoi ta bëjë vaksinën publikisht duke ndarë me të gjithë solidaritetin.
Lindsay është infermiere e njësisë së terapisë intensive në Qendrën Mjekësore Hebraike në zonën Long Island, të Nju-Jorkut që ishte epiqendër e hershme e shpërthimit të COVID-19 në Shtetet e Bashkuara.
Vaksinimi u përshëndet me duartrokitje në një transmetim të drejtpërdrejtë, ku ishte i pranishëm virtualisht Guvernatori i Nju-Jorkut, Andrew Cuomo.
Balla: Ne e kemi marrë përgjegjësinë politike për vrasjen e të riut
Lexoni edhe:
“Nuk ndjej ndonjë gjë ndryshe nga marrja e një vaksine tjetër”,- tha Lindsay për Reuters. “Ndihem me shpresë sot, e lehtësuar. Më duket sikur ka filluar shërimi. Shpresoj që kjo të shënojë fillimin e fundit të një kohe shumë të dhimbshme në historinë tonë. Dua që t’i përçoj bindjen publikut se vaksina është e sigurt.”
Pak minuta pas vaksinimit të zonjës Lindsay, Presidenti Donald Trump shkruajti në Twitter: “Vaksina e Parë. Urime SHBA! Urime BOTË!”
Northwell Health, sistemi më i madh shëndetësor në New York, administron disa nga spitalet e përzgjedhura në Shtetet e Bashkuara që do të japin vaksinat e para të hënën.
Vaksina, e zhvilluar nga kompania Pfizer dhe BioNTech, mori miratimin për përdorim emergjent nga rregullatorët federalë të premten, pasi u provua të ishte 95% efektive në parandalimin e sëmundjes gjatë provave klinike.
2.9 milionë dozat e para filluan të transportoheshin në qendrat e shpërndarjes përreth vendit të dielën, vetëm 11 muaj pasi Shtetet e Bashkuara dokumentuan infeksionet e tyre të para me COVID-19.
Deri të hënën, Shtetet e Bashkuara kishin regjistruar mbi 16 milionë raste dhe gati 300 mijë vdekje nga virusi.
(Kosova Sot Online)