Vjosa Osmani konfirmon se është duke biseduar me Albin Kurtin për koalicionin e ri

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 08:14
Vjosa Osmani konfirmon se është duke biseduar me Albin Kurtin për koalicionin e ri

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, e ka konfirmuar se është duke biseduar me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për të lidhur koalicion për zgjedhjet e reja parlamentare, kurdo që mbahen ato.

Ajo ka thënë se është koha t’i bashkojnë forcat, jo veç si politikanë, por siç thotë ajo për të mirën e qytetarëve.

“Jemi në proces të diskutimeve me z. Kurtin për bashkëpunimin, dhe nuk do të ishte e drejtë që të flasë pa pasur një marrëveshje finale. Nuk është vetëm dëshirë e dyanshme për domosdoshmëri që t’i bashkojmë forcat, jo vetëm ne, por kërkohet që të jetë një bashkim i qytetareve, që duan t’i rrisin fëmijët e tyre më mirë, është shumë më shumë se bashkim i politikanëve. Jemi duke diskutuar, por vullnet ka, po flas për vete”, ka thënë Osmani në një intervistë.

E pyetur se nëse do të dëshironte ta udhëhiqte më shumë LDK-në apo VV-në, ajo ka thënë më shumë Listën Qytetare të cilën është duke e ndërtuar, pasi ka thënë se edhe LDK ia mbylli derën, andaj u detyra ta hapë një derë tjetër për ta vazhduar rrugëtimin e saj në politikë.

(Kosova Sot Online)