Gjenden para të falsifikuara në Ferizaj

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 10:54
Gjenden para të falsifikuara në Ferizaj

Punonjësja e një banke në Ferizaj ka njoftuar Policinë se një person në emër të një firme ka deponuar para të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur në datat 21 dhe 22 shtator të këtij viti, ku janë deponuar 455 euro monedha metalike të cilat kanë rezultuar të falsifikuara.   

“ Ankuesja femër kosovare punëtore e një banke, ka raportuar se me datë 21 – 22.09.2020 një person mashkull në emër të një firme ka deponuar 455 € monedha metalike të cilat kanë rezultuar se janë të falsifikuara”, ka bërë të ditur policia.

 Monedhat janë konfiskuar nga njësitet policore, rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)