Prokuroria e Gjilanit jep detaje për vdekjen e 28-vjeçares

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 10:56
Prokuroria e Gjilanit jep detaje për vdekjen e 28-vjeçares

Policia e Kosovës me anë të raportit 24-orësh njoftoi dje për një “vdekje të dyshimtë” në Kamenicë. Prokuroria Themelore e Gjilanit ka konfirmuar së bëhet fjalë për një grua 28-vjeçare, e cila është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Karaçevë të Epërme.

Viktima ishtë sjellë në Shtëpinë e Shëndetit pa shenja jete, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i saj është dërguar për obduksion.

“Referuar pyetjeve të parashtruara nga ana e juaj, ju njoftojmë se në fshatin Karaçevë e Epërme, komuna e Kamenicës, më 12.12.2020, një grua rreth moshës 28 vjeç është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, e cila pastaj është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë, pa shenja jete.

Prokuroria Themelore në Gjilan këtë rast e ka cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’ dhe ka bërë urdhëresë për autopsi, me qëllim që të verifikohen rrethanat dhe shkaku i vdekjes së të ndjerës”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Versioni i policisë për këtë rast:

“Kamenicë 12.12.2020-23:30. Viktima femër kosovare është sjellë pa shenja jete në shtëpinë shëndetit Kamenicë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendë ngjarje kanë dal njësitet përkatëse .Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

(Kosova Sot Online)