Policia jep detaje nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Gjilan, të përfshira dy vetura e një mjet transportues

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 12:02
Policia jep detaje nga aksidenti në magjistralen Prishtinë-Gjilan, të përfshira dy vetura e një mjet transportues

Një person ka mbetur i lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në Slivovë, përkatësisht në magjistralen Prishtinë – Gjilan.

Në një video të dërguar nga një lexues shihet një veturë e cila është rrotulluar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës pë rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:00, në rrugën Prishtinë Gjilan ( fshati Slivovë), ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy veturave dhe nje automjeti transportues. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person dhe janë shkaktuar dëme materiale”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)