Syla tregon dy emrat e tij të preferuar për kryetar të LDK-së: Lutfi Hazirit i ka ikur mundësia

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 12:06
Syla tregon dy emrat e tij të preferuar për kryetar të LDK-së: Lutfi Hazirit i ka ikur mundësia

Analisti politik, Valon Syla, i ka shprehur hapur preferencat e tij për kryetarin e ardhshëm të LDK-së.

Syla ka thënë se Arben Gashi e ka përvojën dhe kapacitetin e duhur që ta udhëheq partinë më të vjetër në Kosovë. Megjithatë, Syla ka thënë se nuk e di nëse ai i ka votat e mjaftueshme brenda partisë për ta arritur këtë.

“Unë mendoj, në LDK -personalisht- kisha mendu që i kish konvenu një person si Arben Gashi. Por kjo nuk është shija e gjithë LDK-së, natyrisht. Mendoj që z. Arben Gashi e ka krijuar përvojën. Ka qenë afër liderit mjaft. Ka qenë edhe kundër me votë. Ka qenë edhe me Vjosa Osmanin, ka qenë edhe me Isa Mustafën si i preferuari i tij dikur, por është dëshmuar që ai ka kapacitet edhe pse sa i përket votat nuk e di a e ka atë fuqi”, ka thënë Syla.

Ai e ka përmendur edhe Kujtim Shalën si një kandidat serioz për këtë pozitë, ndërsa nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, ka thënë se i ka ikur kjo mundësi. Atij. Syla i ka propozuar që ta lë Komunën e Gjilanit.

“Mendoj që edhe Kujtim Shala është një kandidat që do të ishte serioz për këtë fazë. Z. Haziri mendoj që do të duhej të dilte nga Gjilani – se ka mbet në Gjilan duke u munduar t’i mbajë zgjedhjet e fituara atje dhe tash i ka ikur mundësia edhe të bëhet kryetar”, ka thënë Syla.

(Kosova Sot Online)