PDK mohon se ka përqarje në Podujevë pas dorëheqjes së Naim Fetahut

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 12:23
PDK mohon se ka përqarje në Podujevë pas dorëheqjes së Naim Fetahut

Zëdhënësi i PDK’së, Avni Bytyçi ka mohuar se PDK’ja ka përqarje në Podujevë pas dorëeheqjes së kryetarit të degës, Naim Fetahu.

Bytyçi ka thënë se dorëheqja e Fetahur është akt I natyrshëm politik dhe se në asnjë nivel të partisë nuk ka përqarje.

“Z. Hoxhaj tani për një kohë të gjatë është duke i takuar strukturat e partisë në të gjitha komunat. Dorëheqja e Naim Fetahut është akt i natyrshëm politik, shembull për të gjithë tjerët. Nuk ka përçarje, në as një nivel të partisë, ka reformë e punë në të mirë të qytetarëve. “Opozitë ndaj pushtetit, por, jo ndaj shtetit”. Koha që të gjithë të pajtohen se PDK po e bën dallimin nga opozita”, ka shkruar Bytyçi.

Naim Fetahu i cili ishte kandidat për kryetar të Podujevës ka dhënë dorëheqja nga pozita e kryetarit të degës së PDK’së në këtë qytet.

Fetahu ka thënë se këtë vendim e ka marrë për arsye personale

(Kosova Sot Online)