Mjeku amerikan dyshohet se e përdori spermën e vet për t’i lënë shtatzëna qindra gra

  • G.G /
  • 15 December 2020 - 12:55
Mjeku amerikan dyshohet se e përdori spermën e vet për t’i lënë shtatzëna qindra gra

Një mjek familjar në Britaninë e Madhe mund të jetë babai i qindra fëmijëve pasi e ka përdorur spermën e vet, nganjëherë pa dijeninë e prindërve, që të lë shtatzënë shumë gra gjatë katër dekadave.

Dr. Philip Peven raportohet se ka marrë pjesë në lindjen e rreth 9 mijë foshnjave gjatë karrierës së tij 40-vjeçare në Michigan të Shteteve të Bashkuara.

Një grup i personave që kanë zbuluar se kanë lidhje gjenetike pas testimit të ADN-së, morën vesh se janë të afërt me z.Peven, i cili ka qenë mjek i prindërve të tyre, dhe besojnë se ai është babai i tyre biologjik.

Një nga personat që ka dyshime të tilla, Jaime Hall, bisedoi me mjekun në dhjetor të vitit të kaluar dhe thotë se ai e ka pranuar se është babai i saj dhe se e ka përdorur spermën e vet për të lënë shtatzëna shumë gra, shkruan The Sun.

Ndonëse të dy prindërit e saj kanë vdekur, Jaime thotë se ata besonin që babai i saj biologjik është një mik i familjes, i cili kishte dhuruar një mostër sperme, dhe nuk e dinin se Dr.Peven e ka përdorur spermën e vet.

Jaime thotë se ka gjetur ngjashmëri me pesë persona tjerë në një faqe interneti pasi e paraqiti rezultatin e testit të ADN-së, por beson se mjeku mund të ketë shumë fëmijë të tjerë biologjikë.

“ADN-ja ime ngjan më shumë me nipin e Dr.Peven sesa me vajzën e motrës sime. Përmes testit zbulova se jam 50 për qind çifute Ashkenazi, por askush në familjen time nuk është çifut Ashkenazi. Kjo nuk ka kuptim”, tha ajo.

Ajo thotë se ka pranuar shumë letra dhe thirrje nga njerëz që kanë masë të madhe të ADN-së së ngjashme me të sajën dhe të gjithë ata janë lindur në operacionet ku ka marrë pjesë Dr.Peven.

(Kosova Sot Online)