Anthony Fauci bën thirrje që Joe Bideni të vaksinohet sa më shpejt, e tregon arsyen

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 15:19
Anthony Fauci bën thirrje që Joe Bideni të vaksinohet sa më shpejt, e tregon arsyen

Eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve ngjitëse, Anthony Fauci, ka thënë se Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe Nënpresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, duhet të vaksinohen me vaksinën kundër koronavirusit sa më shpejt që është e mundshme.

Duke folur në një program të televizionit ABC, Fauci tha: “Për arsye sigurisë, vërtet ndihem fuqishëm që duhet t’i vaksinojmë ata (Bidenin dhe Harrisin) sa më shpejt që mundemi”, tha Fauci.

Ai shtoi se do të donte ta shihte Bidenin plotësisht të mbrojtur në kohën kur ta marrë detyrën zyrtare në presidencë në janar, shkruan The Guardian.

Më herët gjatë kësaj jave, Presidenti në larg, Donald Trump, papritmas e tërhoqi planin për vaksinimin e zyrtarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Fauci ka thënë se ndonëse Trumpi ndoshta ende ka antitrupa të virusit që do ta mbrojnë atë të paktën për disa muaj, ai duhet ta marrë vaksinën për të qenë dyfish i sigurt.

Sipas Faucit, vaksinën kundër koronavirusit duhet ta marrë edhe Nënpresidenti në largim, Mike Pence. “Ju ende dëshironi që t’i mbroni njerëzit që janë shumë të rëndësishëm për vendin tonë tash për tash”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)